Haradinaj-Stublla i thotë Vuçiqit se nuk ka leje për vizita në Kosovë deri sa të kërkojnë falje për krimet

  • E.K /
  • 25 November 2020 - 15:31
Haradinaj-Stublla i thotë Vuçiqit se nuk ka leje për vizita në Kosovë deri sa të kërkojnë falje për krimet

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ia ka bërë me dije presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nuk do ketë leje për futje në Kosovë, deri sa shteti i tij të kërkojë falje për krimet e bëra ndaj shqiptarëve.

Haradinaj-Stublla e ka deklaruar një gjë të tillë përmes një shkrimi në Tëitter, duke ia përmendur një deklaratë të tijën të dhënë përgjatë inaugurimit të një spitali në Batajnicë, vend ky ku u gjetën 744 trupa të shqiptarëve të vrarë.

Shefja e diplomacisë tutje ka thënë se ka mbaruar koha kur Kosova keqpërdoret për “shou politik”.

Lajmi në plotësim…

(Kosova Sot Online)