Këto janë ngjarjet për ditën e sotme

  • E.K /
  • 26 November 2020 - 08:09
Këto janë ngjarjet për ditën e sotme

Media sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës.

12:00Përurohet kompleti i veprave të prof. Anton Çettës. Të pranishëm Kryeministri i Kosovës dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë) 

12:00Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) 

14:00Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) 

(Kosova Sot Online)