Mbi 1 mijë e 500 raste me koronavirus dhe 34 njerëz të vdekur në Bosnjë e Hercegovinë

  • E.K /
  • 26 November 2020 - 12:54
Mbi 1 mijë e 500 raste me koronavirus dhe 34 njerëz të vdekur në Bosnjë e Hercegovinë

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, janë konfirmuar edhe 1 mijë e 505 raste të reja të infeksionit me koronavirus në 24 orët e fundit dhe 34 njerëz kanë vdekur.

Të dhënat nuk përfshijnë Qarkun Brwçko.

Në 24 orët e fundit janë testuar 2.807 mostra në Institutin e Shëndetit Publik të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, nga të cilat 1.088 kanë rezultuar pozitivë për SARS-CoV-2.

Gjithsej 268.406 mostra janë testuar deri më tani, dhe SARS-CoV-2 është konfirmuar te 53.125 individë.

Në 24 orët e fundit, pesë vdekje të reja u raportuan në Institutin e Shëndetit Publik të Federatës.

Deri më sot numri i përgjithshëm i vdekjeve në zonën e këtij entiteti të BeH është 1.418.

Prej raportimit të fundit mbi situatën epidemiologjike në BeH, në 24 orët e fundit janë testuar 1.045 mostra laboratorike në etnitetin e BeH, Republika Serbe dhe koronavirusi u konfirmua te 417 njerëz.

Instituti i Shëndetit Publik të RS ka raportuar 29 vdekje në të cilat është konfirmuar prania e COVID-19.

Deri më tani, 28.555 raste të koronavirusit janë konfirmuar në RS dhe gjithsej 941 njerëz kanë vdekur.

(Kosova Sot Online)