Këto janë komunat ku u regjistruan 15 vdekjet nga COVID-19

  • E.K /
  • 26 November 2020 - 15:22
 Këto janë komunat ku u regjistruan 15 vdekjet nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 15 persona të infektuar me koronavirus.

Më së shumti raste të vdekjes nga koronavirusi në 24 orët e fundit janë shënuar në Prizren. Atje kanë vdekur katër persona, ndërkaq më i riu prej tyre është një 52-vjeçar.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 15 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 755 raste të reja me koronavirus, duke çuar në 37 mijë e 28 numrin e të prekurve që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa raste aktive në Kosovë janë 13 mijë e 375.

Komuna me më së shumti raste pozitive vazhdon të jetë Prishtina. Sot në kryeqytet janë konfirmuar edhe 306 raste të reja.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 306 raste, Mitrovicë 64 raste, Gjakovë 40 raste, Ferizaj 38 raste, Fushë-Kosovë 37 raste, Gjilan 35 raste, Prizren 30 raste, Podujevë 29 raste, Vushtrri 21 raste, Lipjan 20 raste, Pejë 20 raste, Viti 20 raste, Obiliq 16 raste, Drenas 15 raste, Skenderaj 13 raste, Kaçanik 12 raste, Shtime 11 raste, Suharekë 9 raste, Malishevë 7 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kamenicë 4 raste, Dragash 3 raste, Graçanicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Zubin-Potok 2 raste dhe Junik 1 rast”, ka bërë të ditur IKSHPK.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 553 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 22 mijë e 690.

(Kosova Sot Online)