Propaganduesi francez që nuk lejohet të hyjë në Kosovë merr merr pozitë zyrtare në Serbi

  • S.A /
  • 27 November 2020 - 09:40
Propaganduesi francez që nuk lejohet të hyjë në Kosovë merr merr pozitë zyrtare në Serbi

Serbia po emëron në pozita, njerëz me misione të dyshimta. Kështu kanë vepruar edhe me një zyrtar rus.

I njëjti me rekomandim të autoriteteve të sigurisë është shpallur person non grata dhe nuk i lejohet të hyjë në Republikën e Kosovës.

Arnaud Gouillon, përfaqësues i së djathtës ekstreme franceze, është emëruar sot nga Qeveria e Serbisë në detyrën e drejtorit të Drejtorisë për Bashkëpunim me Diasporën dhe Serbët në Regjion, e cila është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Serbisë.

Sipas studiuesve perëndimorë të së djathtës evropiane, veçmas e djathta franceze, quhet “kultivim i Rusisë për ta minuar Perëndimin, duke përdorur aktorë të ndryshëm që ta frikësojnë partneritetin perëndimor”.

Në mediat frënge, Arnaud Gouillon quhet edhe një anti-semit, anti-amerikan dhe anti-mysliman.

Që nga koha, kur vepron e jeton në Serbi, Gouillon ka krijuar raporte shumë të mira edhe me ambasadën e Federatës Ruse në Beograd.

Gjithashtu, ai ka hapësirë të rezervuar në mediat ruse në Serbi, veçmas në Sputnik Serbia.

Në vitin 2012 ka qenë kandidat i së djathtës esktreme për President të Francës, në kuadër të Lëvizjes “Generation Identitaire”. Kjo lëvizje esktremiste franceze është pasardhëse e organizatës “Unity Radicale”, e cila kishte organizuar atentat ndaj ish-presidentit francez Jacques Chirac.

Gjatë fushatës elektorale për President të Frances, Gouillon kishte pasur si moto të zgjedhjeve konstatimin racist “Unë jam evropian, sepse flamuri im i parë është lëkura ime”.

Arnaud Gouillon portretizohet në shtypin francez si “Kalë Troje” i së djathtës ekstreme në Serbi. Emisarët e tillë konsiderohen nga të gjitha think-tanket perëndimore si të dërguar nga Kremlini dhe shërbimet e inteligjenfës së Federatës së Rusisë.

“Grupet e së djathtës ekstreme franceze nuk e kanë të kufizuar që t’i bashkohen familjes së Le Penit. Ato janë të ndryshme, veprojnë nëpër rrjete të ndryshme, dhe janë brenda forcës ruse”, thuhet në studimin e Nicolas Lebourg, të cilin e ka publikuar Carnegie.

Gouilllon, është themelues i organizatës së ashtuquajtur humanitare e cila merret me serbët e Kosovës. Bashkëthemelues i kësaj organizate “Solidaritete Kosovo” është edhe Nikola Mirkoviq, një opinionist i televizionit të Vladimir Putinit RT (Russia Today). Poashtu, këta njihen edhe përkrahjen e pushtimit të Krimesë ukrainase nga Rusia.

Mirëpo, kjo konsiderohet vetëm një “mbulesë” e veprimtarisë së tij ultra-djathtiste. Në emër të “mbledhjes së fondeve financiare për serbët e Kosovës”, Gouillon ka kryer aktivitete raciste në Evropë, duke bërë thirrje nëpër konferenca sensibilizuese kundër hebrenjve, amerikanëve dhe myslimanëve.

Arnaud Gouillon është i martuar me një serbe.

Ish-presidenti serb Tomislav Nikoliq ia ka dhënë pasaportën serbe.

Ai, përveç aspektit propagandistik e nxitjes së urrejtje për racizëm e fashizëm, ka organizuar në Paris edhe protesta kundër njohjes së Kosovës si shtet nga Franca.

Për aktivitetet armiqësore të Gouillon kundër Republikës së Kosovës, atij i është ndaluar hyrja në territorin e vendit tonë.

Image

(Kosova Sot Online )