Deputeti i VV-së: Veliu e ka ditë çka e pret qata nuk ka ardhë, ai jep tendera për pampersa edhe në Ministrinë e Brendshme

  • G.G /
  • 27 November 2020 - 12:41
Deputeti i VV-së: Veliu e ka ditë çka e pret qata nuk ka ardhë, ai jep tendera për pampersa edhe në Ministrinë e Brendshme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajçinovci ka akuzuar ministrin e Brendshëm të Kosovës, Agim Veliun për tendërët e dhënë në Podujevë e në MPB.

Bajçinovci në interpelancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës ndaj ministrit Veliu për sigurinë në vend tha se ministri i Brendshëm e din se çka e pret dhe për këtë arsye nuk ka ardhur në seancë.

“Agim Veliu le që i jep tender BENI DONËS në Podujevë, po ju jep tendera për pampersa edhe në Ministrinë e Brendshme. E ka ditë ai me cka ka me u ballafaqu qata këtu e kemi thatë”, tha Bajçinovci.

Në Kuvend ka filluar interpelanca ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu rreth sigurisë në vend, ndërsa i njëjti nuk është prezent në sallë. 

(Kosova Sot Online)