Theret me thikë një person në Hajvali, sulmuesi ikë nga vendi i ngjarjes

  • S.A /
  • 28 November 2020 - 11:22
Theret me thikë një person në Hajvali, sulmuesi ikë nga vendi i ngjarjes

Një person është therur me thikë dje në Hajvali dhe është dërguar menjëherë për tretman mjekësor.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:00, ndërsa personi që e ka therur me thikë ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Viktima mashkull kosovar raporton se në Hajvali është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

(Kosova Sot Online