VV në Podujevë: Menaxheri i qendrës së votimit ka ndaluar vëzhguesin tonë ta kryejë punën e tij

  • A.P /
  • 29 November 2020 - 10:05
VV në Podujevë: Menaxheri i qendrës së votimit ka ndaluar vëzhguesin tonë ta kryejë punën e tij

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë ka njoftuar se menaxheri i qendrës së votimit në fshatin Metehi të Podujevës nuk e ka lejuar vëzhguesin e VV’së ta kryejë punën e tij.

Në njoftimin e degës së VV’së në Podujevë thuhet se kjo është bërë pa ndonjë arsye.

“Menaxheri i Qendrës së Votimit në Metehi (1830e), e ndalon vëzhguesin e LV-së pa arsye dhe nuk e lejon të hyjë ta kryej detyrën që i është dhënë si vëzhgues. Lëvizja VETËVENDOSJE! fton organet kompetente të merren me rastin sa më parë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)