Ngjarjet më të rëndësishme të ditës në Kosovë

  • E.K /
  • 02 December 2020 - 08:14
Ngjarjet më të rëndësishme të ditës në Kosovë

Media sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

10:00Gjykata Kushtetuese mban seancë dëgjimore lidhur me kërkesën e Vetëvendosjes për votën e Etem Arifit. (http://gjk-ks.org/live-streaming/)

10:30Me rastin e 76 vjetorit të lindjes së ish-presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i tij. (Velani, Prishtinë)

10:30Ismail Gecaj në bashkëpunim me Parlamentin Studentor të Universitetit “Haxhi Zeka”, me Unionin e Studentëve Shqiptarë (USSH) dhe me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, mbajnë një aktivitet vullnetarë për dhurimin e gjakut. (Objekti i Fakultetit të Juridikut, Amfiteatri 1) 

11:00Lëvizja FOL organizon diskutim online, ku do të publikohet raporti “Dështimet e Kuvendit në Funksionalizimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi”. (https://zoom.us/j/6415275642pwd=a2tOWDRCaVFubWs2S
HdnNk5HS0FGZz09&fbclid=IwAR0eilUlpIeYnBRv2GTA5Je
QCCR6GkGNC_1agV2sU2JOL830YZ2ZFmgLlC8#success)

11:00Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA publikon raportin “Integriteti akademik, publikimi shkencor dhe justifikimi i titujve akademikë në Universitetin e Gjakovës”. (Zyret e ORCA-së, Prishtinë)

13:00Baleti Kombëtar i Kosovës mban konferencë për media me rastin e Premierës së shfaqjes “Sisters”. (Teatri Kombëtar i Kosovës)

13:30Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie, ku do të flasë shefi i Grupit Parlamentar, Bedri Hamza. (Zyret e Selisë Qendrore, Prishtinë)

14:00Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë raporton Gezime Pllana, drejtoreshë e Barnatores Qendrore në SHSKUK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

(Kosova Sot Online)