Shteti me ushtrues detyre të Presidentit, pasojë papërgjegjësie e partive të kontrolluara nga shërbimet sekrete serbe

Shteti me ushtrues detyre të Presidentit, pasojë papërgjegjësie e partive të kontrolluara nga shërbimet sekrete serbe
Shteti me ushtrues detyre të Presidentit, pasojë papërgjegjësie e partive të kontrolluara nga shërbimet sekrete serbe

Xhevat Meha

  • 02 December 2020 - 08:01

Shkruan: Xhevat Meha

Koha e gjatë e veprimit dhe veprimtaria e pa penguar e strukturave të fshehta serbe ka bërë që nivele të tilla të papërgjegjshmërisë nga përfaqësuesit politik të pranohen si diçka normale, dhe kjo është tragjike për Kosovën.

-Asnjë funksion shtetëror nuk duhet të ushtrohet gjatë me ushtrues detyre, duhet të ketë personin që merr përgjegjësinë të mandatuar dhe jo funksion emergjencë siç është funksioni i ushtruesit të detyrës. Në rastin konkret, sikur që është rasti i Presidentit të Kosovës, për shkak të rrethanave të krijuara, do të duhej që partitë politike të ishin mbledhur dhe gjetur zgjidhje për zgjedhjen e Presidentit jo më larg se 2-3 javë pas arrestimit të Hashimit. Mos gjetja e një zgjidhje është shumëçka, ku emërues përmbledhës është papërgjegjshmëria e përfaqësuesve politik para qytetarëve të Kosovës. Pse ndodh kjo?

Në hulumtimet dhe analizat që kam kryer, kam gjetur se fuqizimi i papërgjegjshmërisë është një nga pikat qendrore të programeve të Serbisë për Kosovën e pasluftës së fundit, programe që kryhen nga rrjeti i strukturave të fshehta serbe nëpër institucionet e Kosovës. Këto të gjetura më gjerësisht i kam paraqitur në librin tim “SYNI DHE MENDJA E QYTETARIT PËRBALL SHËRBIMEVE TË MSHEFTA SERBE” të cilin e kam publikuar në vitin 2016.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".