Familja nga Ferizaj humbi nga koronavirus dy djem në moshë të re, kryetari jep detaje

  • E.K /
  • 02 December 2020 - 14:51
Familja nga Ferizaj humbi nga koronavirus dy djem në moshë të re, kryetari jep detaje

Agron dhe Adnan Bucaliu nga Ferizaj, kanë vdekur në moshë të re si pasojë e infektimit me koronavirus.

Vëllezërit nga Ferizaj vdiqën brenda tri ditësh, ndërsa kryetari i kësaj komune Agim Aliu shkruan se vdekja e tyre ka tronditur vendin.

Aliu ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe rrethin e të ndjerëve.

Postimi i tij i plotë:

Lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të dy vëllezërve Bucaliu, ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe mbarë Ferizajn, miqtë e të njohurit e të ndjerëve.

Më lejoni që në emër të qytetarëve ferizajas, familjes së nderuar Bucaliu, t’iu shpreh ngushëllime të sinqerta për humbjen e familjarëve të tyre, Agron dhe Adnan Bucaliu.

Ata kaluan në amshim në moshë të re, shumë pak ditë nga njëri-tjetri, për t’u bashkuar përgjithmonë në amshim, e për ta mbajtur të bashkuar fortë , kujtimin e tyre nga familja e shoqëria.

Pushofshin në paqen e paskaj e qoftë jetëgjatë kujtimi i tyre!

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerëve!.

(Kosova Sot Online)