Përfundon seanca, Kryetarja e Gjykatës tregon kur merret vendimi

  • E.K /
  • 02 December 2020 - 14:44
Përfundon seanca, Kryetarja e Gjykatës tregon kur merret vendimi

Ka përfunduar seanca dëgjimore për interpretimin e ligjshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi në ditën e votimit të Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

Kryetarja e Kushtetueses, Arta Rama-Hajrizi ka njoftuar se palët kanë kohë deri me datë 7 dhjetor të përcjellin me shkrim argumentet që janë dhënë sot.

“Palët kanë mundësi që argumentet që i kanë prezantuara ti dorëzojnë edhe me shkrim pranë Gjykatës, nuk janë të obliguar por mund ta bëjnë deri me datën 7 dhjetor, këto argumente që janë adresuar sot. Ne sot e kemi pranuar një shkresë nga avokati Berisha përmes emailit ku ka dërguar një përmbledhje vetëm që të jemi të qartë, ajo është përmbledhje e argumenteve të sodit”, ka thënë ajo.

Kryetarja e Gjykatës tha se në ditët në vazhdim do të merret vendimi.

“Për njoftim do të njoftohen palët dhe publiku. Tash Gjykata Kushtetuese do të tërhiqet edhe në ditët në vijim do të mblidhet në seancën për këshillim dhe votim ku do të vendos për cështjen, Palët do të informohen me kohë”, tha e njejta.

Seanca për interpretimin e kësaj vote ka filluar sot në ora 10:00.

(Kosova Sot Online)