Përfaqësuesi i Partisë së Ashkalinjëve: Kemi shërbyer në UÇK pa dallime

  • A.P /
  • 02 December 2020 - 17:40
Përfaqësuesi i Partisë së Ashkalinjëve: Kemi shërbyer në UÇK pa dallime

Qazim Rrahmani, sekretar i partisë së Etem Arifit  ka konfirmuar se ka pasur shumë pjesëtarë të komunitetit ashkalinj që kanë qenë pjesë e UÇK`së.

“Ashkalinjët e kanë dhënë një kontribut të madh në Ushtritë Çlirimtare ku kanë luftuar me qytetarët pa dallime sepse na ka lidh gjuha, feja”, ka thënë Rrahmani.

Sipas tij ashkalinjët në kuadër të UÇK`së nuk e kanë pasur asnjë dallim në luftën për liri.

“Ashkalinjët asnjë dallim nuk e kanë me luftëtarët shqiptar sepse kemi luftuar për paqe. Lufta e UÇK-së është e pastër”, ka thënë ai.

Së fundmi me publikimin e aktakuzave nga Gjykata Speciale janë vërejtur dallime etnike. Në dokumentet e Speciales është thënë se pjesëtarët e UÇK`së kanë kryer krime edhe mbi pjesëtarë të komuniteteve përfshirë këtu edhe atyre ashkalinj.

(Kosova Sot Online)