Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Albin Kurti mund të kthehet Kryeministër në detyrë

  • A.P /
  • 02 December 2020 - 17:54
Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Albin Kurti mund të kthehet Kryeministër në detyrë

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, ka thënë se seanca e sotme dëgjimore ndikon në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi, për Qeverinë Hoti.

 Kryeziu tha se derisa kolegji i gjyqatrëve e konsideron se ka nevojë për seancë dëgjimore, atëherë duhet të ndodh.

“Ndikon seanca dëgjimore në vendimin përfundimitar, në mënyrë që të ketë sa më shumë fakte, materiale, debate”, tha ai.

Tutje, ai tha se rast të ngjashëm si me seancën e sotme nuk ka pasur në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se nëse rastin e fiton Lëvizja Vetëvendosje, situata duhet të kthehet në pikën zero.

Sipas tij Albin Kurti kthehet në pozitën e kryeministrit në detyrë.

“Pika zero nënkupton momenti kur është krijuar Qeveria Hoti dhe duhet filluar prej momentit kur Albin Kurti ka qenë ushtrues detyre. Sipas mendimit tim, Kurti kthehet në detyrën e kryeministrit në detyrë”, tha Kryeziu.

“Në momentin kur është bërë qeveria e re, Kurti ka qenë kryeministër në detyrë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)