
Lexoni edhe:
Thirrja alarmante për mungesë oksigjeni në Spitalin e Gjakovës, Zemaj reagon ashpër: E turpshme, e pamoralshme
Mitrovicës së Veriut i është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm përgjatë ditës së sotme, për shkak të borxhit të konsumatorëve.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” përmes një njoftimi, duke potencuar se borxhi prej 15 milionë eurosh është i papërballueshëm për furnizim të mëtutjeshëm me ujë.
Ata nuk kanë njoftuar se kur do e rikthejnë sërish furnizimin me ujë të pijshëm.
Njoftimi i plotë:
Njoftojme konsumatoret e veriut te Mitrovices se sot eshte nderprere furnizimi me uje te pijes i kesaj pjese te qytetit.
Shpenzimet e medha per sigurimin e ujit te pa trajtuar, kemikateve, energjise elektrike, trajtimit dhe shperndarjes se ujit kan bere qe vlera e borgjit te arrij vleren mbi 15 milion euro, gje te cilen ujesjellesi nuk mund ta perballoj e as ta mbuloj.
Prandaj kjo eshte arsyeja e vetme e cila na ka shtyre ta marrim kete vendim edhe per ne te pakendeshem.
Ju faleminderit per mirekuptimin tuaj!
(Kosova Sot Online)