Moti për dy ditët e ardhshme

  • A.P /
  • 03 December 2020 - 18:24
Moti për dy ditët e ardhshme

Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s.

Të shtunën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

(Kosova Sot Online)