Moti për sot dhe vikend, rriten temperaturat

  • E.K /
  • 04 December 2020 - 08:27
Moti për sot dhe vikend, rriten temperaturat

Nga Mesdheu do të depërtojnë rryma më të ngrohta ajrore të cilat gradualisht rrisin temperaturat edhe mbi vlera mesatare. Në fundjavë orëve të mëngjesit, përgjatë ultësirave ekzistojnë mundësi për mjegull ose vransira të ulëta, gjë që temperaturat minimale mund të jenë edhe më të ulëta.

Në fundjavë depërtimi i një tjetër cikloni nga Italia, shton gjasat për mundësi të reshjeve të shiut në natën e së dieles dhe ditës së hënë.

Qarkullimi më i mjaftueshëm ajror në ditët e ardhshme, mund të përmirësoj cilësinë e ajrit, ku indeksi i cilësisë së ajrit pritet të zbres edhe në vlera të mjaftueshme. E në rrafshin e Dukagjinit, nëse ka mungesë të qarkullimit ajror, cilësia e ajrit mbetet e përkeqësuar, me indeks në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

4.12 – Kryesisht me vransira dhe erë, gjatë ditës intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

5.12 – Në mëngjes vransira të ulëta ose mjegull përgjatë ultësirave. Ditën më butë me intervale me diell.

6.12 – Më butë, kryesisht me vransira dhe erë. Pasdite dhe në mbrëmje priten mundësi për reshje shiu.

7.12 – Në mëngjes kryesisht vranët dhe me shi. Gjatë ditës reshjet pushojnë, e priten edhe intervale me diell.

Temperaturat e ajrit shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të rriten në 3C deri 5C, ndërsa maksimalet deri në fundjavë rriten edhe në 11C. Mirëpo në zonat në të cilat mund të ketë mjegull ose vransira të ulëta, temperaturat do të jenë më të ulëta.

Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga juglindja 6-16m/s

Shtypja atmosferike pëson rënie përreth vlerave normale, herë herë edhe nën këto vlera.

(Kosova Sot Online)