Reagon kryeministri Hoti pas kalimit të Ligjit për Rimëkëmbje: Qytetarët dhe bizneset do ta ndiejnë përkrahjen e Qeverisë

  • E.K /
  • 04 December 2020 - 14:55
Reagon kryeministri Hoti pas kalimit të Ligjit për Rimëkëmbje: Qytetarët dhe bizneset do ta ndiejnë përkrahjen e Qeverisë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka reaguar pasi në Kuvend të Kosovës ka kaluar Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Hoti në Facebook ka shkruar se iu është mirënjohës të gjithë deputeëve që kanë votuar pro.

Ai thotë se qytetarët dhe bizneset do ta ndiejnë përkrahjen direkte të Qeverisë.

“U jam mirënjohës dhe u falenderohem të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët besuan dhe e mbështetën Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të Qeverisë së Kosovës.

Nga ky ligj, qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të Qeverisë, që bashkërisht t’i kalojmë sa më lehtë pasojat e shkaktuara nga #COVID19”, ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)