Zafir Berisha: Pyes vetën pse Lista Serbe dhe Vetëvendosje nuk e votuan Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike!

  • A.P /
  • 04 December 2020 - 18:59
Zafir Berisha: Pyes vetën pse Lista Serbe dhe Vetëvendosje nuk e votuan Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike!

Koordinatori për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook ka thënë se përveç Listës Serbe, ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike nuk e votoi as Lëvizja Vetëvendosje.

Berisha filloi shkrimin duke thënë se “Lëvizja VV dhe Lista Serbska nuk e votuan Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”.

Tutje, ai tha se është kureshtar ta dijë nëse deputetët që nuk e votuan këtë ligj, a do t’i shfrytëzojnë benefitet e këtij ligji.

“Jam shumë kurreshtar që ta dijë kur vjen momenti, a do t’i shfrytëzojn benifitet që dalin nga ligji që u votua sot ne Kuvendin e Kosovës, këta deputet dhe mbështetsit e tyre”, pyeti Berisha.

(Kosova Sot Online)