Aksident mes tri veturash në Prishtinë, lëndohen tre persona

  • E.K /
  • 05 December 2020 - 10:26
Aksident mes tri veturash në Prishtinë, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 07:00 në rrugën “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur mes tri veturash.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:00 në rrugën Nekibe Kelmendi në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të 3 automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)