Drejtori i Shpëtimit në Vushtrri: Foshnja dhe dy persona jashtë rrezikut për jetë, banesa dyshohet se u dogj nga rryma

  • E.K /
  • 05 December 2020 - 11:28
Drejtori i Shpëtimit në Vushtrri: Foshnja dhe dy persona jashtë rrezikut për jetë, banesa dyshohet se u dogj nga rryma

Një banesë dje në Vushtrri është kapluar nga flakët dhe në të gjendeshin tre persona, në mesin e tyre edhe një foshnje.

Pasi nëna dhe foshnja kanë arritur të dalin jashtë, brenda ka mbetur një grua e moshuar e cila pastaj është shpëtuar nga një ekipet e zjarrfikësve dhe një qytetar.

Media ka kontaktuar me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim në Vushtrri, Bajram Kosumi për shkaqet se pse ka ardhur deri tek djegia e banesës.

Ai tha se ende nuk dihet saktë se pse ka ardhur deri tek djegia, por dyshohet se shkak është rryma dhe pakujdesia e vetë pronarit.

Ai tha se ekipet janë ende duke punuar për hetimin dhe nuk ka ndonjë raport përfundimtar.

Ndërsa, bëri të ditur se gjendja e personave që ishin brenda banesës është mirë, anipse foshnja ishte dërguar në QKUK për shkak të problemeve me frymëmarrje. 

(Kosova Sot Online)