Avdullah Hoti uron ditën e Vullnetarizmit: Ata nuk njohin sfidë dhe kauza e tyre nuk ka çmim material

  • E.K /
  • 05 dhjetor 2020 - 15:51
Avdullah Hoti uron ditën e Vullnetarizmit: Ata nuk njohin sfidë dhe kauza e tyre nuk ka çmim material

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar ditën e Vullnetarizmit, ku tha se kjo ditë ju dedikohet të gjithë atyre që sakrifikojnë dhe punojnë në interes të shoqërisë dhe të atyre që më së shumti kanë nevojë.

Hoti përmes një postimi në Facebook tha se vullnetarizmi është forma më e lartë e përkushtimit, angazhimit e sakrificës është vlera më e çmuar e rinisë sonë dhe jo vetëm.

“Përballja me pandeminë COVID 19, na e bëri edhe më të qartë se vullnetarët nuk njohin sfidë dhe se kauza e tyre nuk ka çmim material.  FALEMINDERIT dhe URIME DITËN NDËRKOMBËTARE TË VULLNETARIZMI”, shkroi Hoti.

Sot u shënuar Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit në Kosovë. 

(Kosova Sot Online)