Lexoni edhe:
Më shumë se 65 zyrtarë të lartë nën hetime për korrupsion
Isak Asllani familjarët iu vranë para syve. Edhe ai lehtë mund të ishte martir i luftës së fundit në Kosovë, por ai mbijetoi për të treguar.
Për të treguar se çka ndodhi në Kosovë, derisa eshtrat e atyre që sillen nga varrezat masive nga Serbia, tregojnë pjesën tjetër të atij tmerri.
Më shumë se 65 zyrtarë të lartë nën hetime për korrupsionLexoni edhe:
Atij iu vranë 7 fëmijë. Gruaja. Nëna. Gruaja e vëllait dhe, një mbesa 6 muajsh.
20 vjet më vonë ai e nuk e ka të lehtë që të flas. Por më shumë se sa tragjedia e tij atë e acaron padrejtësia. Fakti që sidomos drejtësia ndërkombëtare e instaluar në Kosovë pasluftës nuk solli para gjyqit ata që ia vranë familjen.
Ai ka humbur krejt familjen e ngushtë. Por as sot e as më herët nuk mban urrejtje ndaj ndonjë personi të pafajshëm, pavarësisht kombësisë.
“Unë e kam gruan me 7 fëmijë të vrarë prej Serbisë, nënë dhe kunatën me një vajzë të vogël 6 muajshe. Këtë punë e kemi prit prej Serbisë gjithmonë, mirëpo tash po vazhdon hala po ka miq që po përkrahin për mu habit padrejtësisht edhe ushtarakët tonë politikanë tonë po gjinden nëpër burgje edhe ka pas media shumë që kanë ardhë në ato media më kanë pyetur edhe gazetarët edhe poltikanët e jashtëm kanë thënë si mendon me jetu serbë nesër. Gjithmonë kam thënë që me serbë të pafajshëm me gra e fëmijë nuk kemi të bëjmë UÇK edhe sot po e them që ne qato punë nuk i kishim bërë as nuk i kemi bërë kurrë. Kisha pas një apel të udhëheqësisë më qenë më të bashkuar me rastin e të zhdukurve masakrave që janë bërë sa ma shpejt me zbardhë”, ka deklaruar ai.
(Kosova Sot Online)