Rudari ia lëshon zyrën Bulliqit, të dy ia shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit gjatë pranim-dorëzimit të detyrës

  • E.K /
  • 07 December 2020 - 12:00
Rudari ia lëshon zyrën Bulliqit, të dy ia shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit gjatë pranim-dorëzimit të detyrës

Kryetari i zgjedhur i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka pranuar sot zyrtarisht detyrën e re.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimin ka marrë pjesë kryetari i deritashëm Nexhmi Rudari. Bulliqi dhe Rudari gjithashtu kanë biseduar pak para dhe pas pranim-dorëzimit.

Bulliqi dhe Rudari kanë lëshuar shumë akuza e kundërakuza ndaj njëri-tjetrit gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet në Podujevë, por tani të dy kanë vendosur të sillen me maturi dhe ta respektojnë vendimin e llapjanëve.

Nga zgjedhjet e mbajtura më 29 nëntor, Shpejtim Bulliqi ka marrë 51.9% të votave, që ia mundësuan atij që të bëhet zyrtari i parë që nuk vjen nga LDK e të vendoset në zyrën e kryetarit të komunës.

(Kosova Sot Online)