BSPK: Ligji për Rimëkëmbje është diskriminues

  • E.K /
  • 07 December 2020 - 12:02
BSPK: Ligji për Rimëkëmbje është diskriminues

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka kritikuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

BSPK po konsideron se ky Ligj, respektivisht pakoja e trustit, është diskriminues për disa sektorë.

Përmes një reagimi dërguar mediave, BSPK thotë se shpresojnë që të mos ketë diskriminime të tilla në pakot tjera.

“BSPK konsideron se sipas Konventës (ILO – C100) së Organizatës Botërore të Punës e miratuar në Pragë në vitin 1951 e cila e rregullon barazinë në paga, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike respektivisht pakoja e TRUST-it pensional është mjaft diskriminuese në disa sektorë. Edh pse është një infuzion i vonuar për ekonominë tone të brishtë, shpresojmë se në pakot e ardhshme mos të ketë diskriminime të tilla në mënyrë që të përfitojnë qytetarët në mënyrë të barabartë”, thuhet në njoftimin e BSPK-së.

(Kosova Sot Online)