Haradinaj: Ne do t’i rikthejmë projektin e Termocentralit të ri dhe Gazsjellësin amerikan
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se bizneset vendore po përballen me barrë të lartë të faturave të energjisë elektrike, si pasojë e varësisë nga importi i rrymës, gjë që sipas tij po e vështirëson seriozisht konkurrueshmërinë e tyre në treg.
Haradinaj u shpreh se për fuqizimin e prodhimit vendor nevojiten vendime strategjike në sektorin e energjisë dhe ekonomi të qëndrueshme.
Në këtë drejtim, ai tha se në qeverisjen e Ardian Gjinit do të rikthehen si prioritete projektet madhore energjetike, përfshirë ndërtimin e Termocentralit të ri dhe Gazsjellësin amerikan, të cilat sipas tij janë jetike për pavarësinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
(Kosova Sot Online)
