Nga sot kjo komunë e Kosovës ofron Wi-Fi pa pagesë për qytetarët

  • E.K /
  • 07 December 2020 - 15:26
Nga sot kjo komunë e Kosovës ofron Wi-Fi pa pagesë për qytetarët

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, njofton se në sheshin “Adem Jashari” dhe në parqet e qytetit është lëshuar shërbimi Free Wi-Fi për të gjithë qytetarët.

Nga sot qytetarët që frekuentojnë këto vende do të mund të kyçen në internet pa pagesë.

Njoftimi i plotë i kryetarit të Lipjanit:

Në sheshin “Adem Jashari” dhe në parqet e qytetit është lëshuar në funksion Free Wi-Fi për të gjithë qytetarët të cilët frekuentojnë këto vende. 

(Kosova Sot Online)