Diku në Kosovë, dikush ende nuk ia ka mësuar emrin Covid-it, ia shkruan pak më ndryshe

  • E.K /
  • 08 December 2020 - 10:44
Diku në Kosovë, dikush ende nuk ia ka mësuar emrin Covid-it, ia shkruan pak më ndryshe

Në një shkrim të vendosur në një xham diku në Kosovë, ku paralajmërohet për dënimin nga policia për ata që nuk përdorin maska, autori i shkrimit ia ka ndërruar një shkronjë emrit të sëmundjes Covid-19, duke e shkruar Covit-19.

Nuk dihet saktë se në cilin vend është vendosur ky shkrim, por në të vërhehen edhe disa gabime të rënda drejtshkrimore.

Përpos emrit të sëmundjes, autori ose autorja nuk e ka shkruar mirë as fjalën “posedojnë” si dhe i ka shkruar ngjitur fjalët “do” dhe “të”, të cilat duhet të shkruhen ndaras.

Ndryshe, gabimet drejtshkrimore, por edhe gabimet tjera në përdorimin e termave të fushave të ndryshme, përfshirë mjekësinë, janë vërejtur edhe te zyrtarët e lartë shtetërorë.

Media raportoi disa ditë më parë se Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, sëmundjes Covid-19 i është referuar si “virusi Covid-19” në një postim të saj në Facebook.

(Kosova Sot Online)