Kur Aleksandar Vuçiq, ishte kamerier i kriminelit që akuzohej për krime lufte në Kosovë

  • G.G /
  • 08 December 2020 - 10:56
Kur Aleksandar Vuçiq, ishte kamerier i kriminelit që akuzohej për krime lufte në Kosovë

Aleksandar Vucic, sot në krye të shtetit serb dhe faktor shumë i rëndësishëm për politikën serbe, jo gjithmonë gëzonte këtë fat, ai dikur ishte shërbëtor i kriminelit Sheshel të cilit i shërbente birra, dhe nuk kishte asnjë ndikim në poste udhëheqëse, përveçse një kamarier.

Vuçiq më vonë është bërë pjesëtar i Partisë Radikale që udhëhiqej nga Sheshel i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte.

Një fotografi e tij duke bartur birra në një prej takimeve të partisë radikale ishte bërë hit në rrjetete sociale, ku ai ishte kamarier i Sheshelit.

Më poshtë 6 fakte për presidentin serb:

1. Vuçiq përveç si kamerier ka punuar edhe si tregtar në Londër, pasi kreu fakultetin e drejtësisë në Beograd.

2. Ka qenë ministër i Kriminelit Sllobodan Milloshevic që ka kryer krime çnjerëzore ndaj popullatës kosovare.

3. Ka kandiduar për kryetar bashkie dy herë në vitin 2004 dhe përsëri në vitin 2008, por të dyja i ka humbur.

4. Në vitin 1998 sa ishte Ministër i Infomacionit, Vuçiq, mik i kriminelëve Shesheli dhe Millosheviq vuri gjoba për gazetarët që kritikonin qeverinë dhe ndaloi kanalet e huaja televizive.

5. Ka qenë edhe gazetar si gazetar në Pale, Bosnje dhe Hercegovinë.

6. Sa ishte Ministër i Informacionit ndodhi që Slavko ?uruvija, një gazetar i shquar, u vra në një vrasje të sponsorizuar nga shteti. Në vitin 1999, para se vrasja të ndodhte, Vuçiq dha një intervistë për tabloidin ‘Argument’ në të cilën ai deklaroi “Unë do të hakmerrem ndaj Slavko ?uruvija për të gjitha gënjeshtrat e publikuara në Dnevni telegraf.

Presidenti serb Alexandar Vuçiq është një person i padëshiruar në Republikën e Kosovës, pikërisht për shkak të jetës së tij, dhe mbështetjes që ka për kriminelet serbë që vranë e masakruar mijëra kosovarë të pafajshëm.

Vuçiq, vazhdimisht sulmon shtetin e Kosovës, dhe nuk e pranon në asnjë moment pavarësinë e saj, gjë e cila është e vulosur tashmë që 12 vjet, me 17 shkurt 2008.

(Kosova Sot Online)