Publikohen rezultatet e testit TIMSS, Kosova ndër vendet e fundit

  • A.P /
  • 08 December 2020 - 16:04
Publikohen rezultatet e testit TIMSS, Kosova ndër vendet e fundit

Organizata ndërkombëtare për vlerësim IEA ka publikuar rezultatet e vlerësimit të 4435 nxënësve të klasës së katërt.

“Organizata ndërkombëtare për vlerësim IEA sot ka publikuar rezultatet e vlerësimit ndërkombëtar TIMSS (Trends in International Mathematics and Science Study), në të cilin Kosova ka marrë pjesë për herë të parë me nxënësit e klasave të katërta”, thuhet në njoftimin e MASHT.

Ky studim ndërkombëtar i cili organizohet nga viti 1995, matë arritjet e nxënësve në matematikë dhe shkencë çdo katër vjet duke administruar teste në një mostër nxënësish në klasën e katërt dhe të tetë.

TIMSS 2019 është cikli i shtatë i këtij vlerësimi ku Kosova mori pjesë për herë të parë vetëm në vlerësimin e klasës së katërt me 4435 nxënës që kanë marrë pjesë në test nga gjithsej 219 klasat e përzgjedhura në 145 shkolla.

Rezultati mesatar i nxënësve të Kosovës në matematikë është 444 pikë dhe shteti ynë është në vendin e 49-të nga 58 shtete pjesëmarrëse

Për dallim nga vlerësimi ndërkombëtar PISA ku Kosova në matematikë kishte arritur 366 pikë, në vlerësimin TIMSS është shënuar rezultat më i kënaqshëm me 444 pikë.

Ndërsa në shkencë, në vlerësimin PISA, Kosova kishte 365 pikë, ndërsa në vlerësimin TIMSS ka 413 pikë.

Po ashtu, edhe në rangimin e shteteve, në vlerësimin TIMSS, Kosova gjendet më lartë dhe nuk ka dallime të theksuara me disa nga vendet e rajonit si Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.

Bazuar në këto rezultate, MASh do ta hartojë edhe një raport më të detajuar, megjithatë, informatat e para, të publikuara sot, mund t’i gjeni në linkun: https://masht.rks-gov.net/uploads/2020/12/timss-rezultatet.pdf.

(Kosova Sot Online)