Rama: Kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta

  • A.P /
  • 10 June 2026 - 09:45
Rama: Kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka paralajmëruar se kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta të verës.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i Prishtinës tha se fontanat publike po rikthehen në funksion, për t’i dhënë qytetit freski dhe ritmin e verës

“Mirëmëngjesi! Kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta. Fontanat publike po rikthehen në funksion, për t’i dhënë qytetit freski dhe ritmin e verës që po afron”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)