Kurti në letrën që ia dërgoi SHBA’së: LDK dhe opozita po thonë se jam anti-amerikan, pohim i rremë

  • A.P /
  • 08 December 2020 - 22:28
Kurti në letrën që ia dërgoi SHBA’së: LDK dhe opozita po thonë se jam anti-amerikan, pohim i rremë

Është publikuar letra e plotë e ish-kryeministrit, Albin Kurti, dërguar zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, pas prishjes së koalicionit qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në letrën e publikuar  shihet se Kurti deklaruar se partitë opozitare së bashku me LDK-në, po mundohen ta prishin qeverinë me qëllim të shkuarjes në zgjedhje.

“Më 25 mars të 2020’ës, partitë opozitare dhe partia në koalicionin tim ka iniciuar mocionin e mosbesimit, nën pretekstin se qeveria ime nuk ishte mjaftueshëm pro-amerikane, e as nuk i dëgjoi këshillat e Shtëpisë së Bardhë. Një pohim i rremë që ka nervozuar shumë njerëz”, ka shkruar Kurti në letër.

Sa ishte ende në postin e kryeministrit, Kurti i kishte thënë Mike Pence se Qeveria Kurti kishte larguar taksën 100%, ndërsa kishte ngritur dyshime se ka marrëveshje të fshehtë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Image

(Kosova Sot Online)