Vdes zyrtari i Komunës së Vitisë

  • E.K /
  • 09 December 2020 - 11:30
Vdes zyrtari i Komunës së Vitisë

Ka vdekur zyrtari i administratës së Komunës së Vitisë, Hetem Kurteshi.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Vitisë, përmes një njoftimi në Facebook.

 “Ndahet nga jeta zyrtari komunal Hetem Kurteshi. Është shumë rëndë të marrësh një lajm kaq të trishtë, për vdekjen tënde që preku thellë në zemër jo vetëm familjarët tuaj, por edhe kolegët e administratës komunale dhe gjithë qytetarët e komunës së Vitisë. Me pikëllim e mora këtë lajm për ndarjen tënde nga jeta, Hetem Kurteshi. U shprehi ngushëllime më të përzemërta familje Kurteshi, juve zyrtarëve komunal dhe gjithë qytetarëve për vdekjen e hershme të Hetemit. U prehsh në paqë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)