Plaka e katundit e pret shiritin e rrugës në Hogosht

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 08:32
Plaka e katundit e pret shiritin e rrugës në Hogosht

Një rast jo fort i zakonshëm ka ndodhur në komunën e Kamenicës. Pas përfundimit të një rruge në Hogosht, qytetarët e këtij fshati e kanë prerë vetë shiritin dhe kanë përuruar rrugën e asfaltuar.

E këtë nder e pati “plaka e katudnit”, e cila e preu me gërshërë shiritin, të cilin po e mbanin së bashku dy familje të këtij fshati.

“Sot e bëmë përurimin e asfaltimit të rrugës ‘Babaniku’ nga familja Shabanaj dhe Balaj me gjatësi 260 metra. Jemi më se të lumtur me kualitetin e asfaltit që ka një trashësi prej 11 cm dhe gjerësi 4 metra…”, ka shkruar njëri nga fshatarët.

(Kosova Sot Online)