Amerika në Senat e Kongres merret me Kosovën, do të merret sepse ajo ka derdh energji për Kosovën

Amerika në Senat e Kongres merret me Kosovën, do të merret sepse ajo ka derdh energji për Kosovën
Amerika në Senat e Kongres merret me Kosovën, do të merret sepse ajo ka derdh energji për Kosovën

Rexhep Shahu

  • 10 December 2020 - 07:59

Shkruan: Rexhep Shahu

Në Kosovë ka ndeshje të madhe shërbimesh e interesash që duan ta shëmtojnë investimin amerikan, luftën e Amerikës për Kosovë të lirë e të pavarur. Ndaj Amerika, në Senat e Kongres merret me Kosovën e do të merret sepse ajo ka derdhë energji për Kosovën. Unë besoj se nuk ka çështje Kosovë të pazgjidhur, por besoj se kemi punë me konsolidimin e shtetit Kosovë dhe me heqjen dorë nga ëndrra se Serbia do ta njohë Kosovën me lutje. Kosova ta trajtojë si shtet fqinj Serbinë dhe të forcojë veten. Nëse Serbia lutet, atëherë i bie se ne ende kemi varësi prej Serbisë. Kosova, gjithmonë sipas mendimit tim, nuk duhet të sillet si lutëse ndaj Serbisë. Amerika në çdo rrethanë, nëse do të jetë Amerika që njohim, do të kujdeset për krijesën e vet Kosovën, siç del edhe me zhvillimet e fundit në institucionet amerikane.

Unë kam besuar dhe besoj se çështja e Kosovës është zgjidhur në qershor 1999. Ajo është shtet i pavarur i njohur nga Amerika e shumica e shteteve me ndikim në botë. Nëse do të rrimë të presim që të na njohë Serbia si shtet, në do të mbytemi në një pikë ujë dhe do të bëjmë stuhi në gotë. Serbia e ka shumë të vështirë të na njohë sepse janë në pushtet ata politikanë që kanë luftuar me armë në dorë për ta mbajte të pushtuar Kosovën. Është në pushtet Vuçiq zëdhënës i Milosheviqit që vriste 100 jo serbe për një serb. Falë Amerikës e cila vendosi vijën e kuqe në Kosove nga presidenti Bush i parë, bëri luftë të armatosur për shqiptarët nën udhëheqjen e presidentit Klinton për të shpëtuar nga dhuna e shfarosja dy milionë shqiptarë dhe presidenti Bush i ri e shpalli pavarësinë e Kosovës nga Tirana në krah të Sali Berishës si avokati i parë zyrtar shqiptar i Kosovës në Shtëpinë e Bardhe tek Bushi i parë.

Falë Amerikës që e ruan edhe sot e gjithë ditën, që ia krijoi edhe ushtrinë Kosova është ky realitet i ri, ky shtet i ri. Serbia synon siç ka bere një shekull që ti paraqesë shqiptarët të përçarë, të pazotët të paaftë të bëjnë e te mbajnë shtet dhe Serbia nuk e ndal këtë luftë përçarëse as me hatër as me huter. Ajo ka spiunet e vet në Kosovë që i ka në punë gjithmonë. Ajo bën punën e vet se ajo është më e ndëshkuara në historinë e shteteve e të luftërave. Kundër Serbisë Amerika e NATO bënë veç të tjerave luftën me speciale në historinë e njerëzimit luftën nga ajri për 78 ditë e natë me radhë pa pushim, duke dhënë një shembull të jashtëzakonshëm, duke krijuar një shtet të ri shqiptar në zemër të Evropës. Serbia pra është e ndëshkuara e shekujve për krimet qe u ka bere shqiptarëve. Në emër të shqiptarëve që derdhen shumë gjak e lot burrash e grash, mori hak Amerika e NATO-ja dhe sot kemi dy shtete shqiptare. Kosova veç të tjerave është një investim amerikan që sabotohet nga rivalët e Amerikës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".