“Kryeqytet i Bullgarisë është Serbia”, nxënësi kosovar i klasës së shtatë shokon me padituri në test

  • E.K /
  • 11 December 2020 - 13:47
“Kryeqytet i Bullgarisë është Serbia”, nxënësi kosovar i klasës së shtatë shokon me padituri në test

Një nxënës i klasës së shtatë ka shokuar me përgjigjet e tij në një test të njohurive të përgjithshme.

Prej 12 pyetjeve, ai ka dhënë përgjigje të sakta në vetëm në dy prej tyre.

Në pyetjen se cili është kryeqyteti i Bullgarisë, ai është përgjigjur Serbia, derisa në pyetjen se sa banorë i ka Evropa, është përgjigjur “Shumë banorë ka evropa 1000000”.

Përgjigje të sakta ka dhënë vetëm në pyetjen për daljen e Shqipërisë në det dhe atë për kryeqytetin e Greqisë.

Fotografitë e testit janë publikuar nga Emrush Shkoda në Facebook.

(Kosova Sot Online)