LDK-ja e Isa Mustafës në udhëkryqin e madh, në mes të reformimit të thellë dhe defaktorizimit total me modelin e PAN-it

LDK-ja e Isa Mustafës në udhëkryqin e madh, në mes të reformimit të thellë dhe defaktorizimit total me modelin e PAN-it
LDK-ja e Isa Mustafës në udhëkryqin e madh, në mes të reformimit të thellë dhe defaktorizimit total me modelin e PAN-it

Blerim Burjani

  • 11 December 2020 - 12:58

Shkruan: Blerim Burjani

Pra reforma në LDK është e domosdoshme. Nga mos dëgjimi i zërit reformues brenda këtij subjekti mundë të bëhet dëm i madhe dhe i pa kompensueshëm. LDK duhet të ruhet të mos ketë fatin që po vjen i keq për PDK ,AAK dhe NISMA, sepse këto subjekte të fundit duhet plotësisht të reformohen dhe se problemi i tyre kryesor mundë të jetë lideri, sikur në LDK, siç e thotë Vjosa Osmani dhe Haxhi Abdyli. Pra PAN e ka vetëm një rrugë, të bëhen një parti dhe plotësisht me lider të rijnë sepse këta ekzistuesit e kanë nokautuar kaherë.

Ky koalicion është më i dobët se PAN-i, të përbashkët e kanë numrin e madh të zëvendësministrave, dhe tjetrën që kjo qeveri ka poste të fala për njerëz të pamerituar, sidomos nga AAK, e cila si zakonisht asnjëherë nuk është serioze në ndarje të posteve. Postet ndahen për të kryer punë për liderin dhe familjarët e tij dhe miqtë e tij. Ramushi mbete një njeri jo serioz në politikë që do të ishte mirë kaherë të tërhiqet nga politika dhe të merret me jetën private. Ai ka treguar se nuk është për politikë ose nuk merr vesh, por edhe më keq nuk është i interesuar të veproj politikisht si duhet dhe drejtë. Shtetin nuk e merr seriozisht , shteti mendon se është vetë ai, dhe se shteti është nocion e njerëzit e bëjnë atë me kuptim.

Pra Ramushi në mungesë të emancipimit politik ka bërë gabime të mëdha , asnjëherë nuk ka menduar pse nuk po i ecë ati politika , ai merret me politikë për përfitime por jo për diçka tjetër , kuptohet se politika dhe shteti nuk mbahet me gjoks por mbahet me dije. Ai më së miri do të ishte të tërhiqet kaherë prej politike, për dallim nga Isa Mustafa që është një njeri plotësisht ndryshe , shquhet me edukatë por ka çështje që nuk i ecin mbarë. LDK-ja nuk ka ndryshuar pak e hiq, që është problem në vete, është ndal reforma kaherë. Isa po mendon se reforma është kryer me tre katër vetë të rinj.

Kjo reformë është urgjente të vazhdoj në LDK. LDK-ja duhet të përmirësoj raportet me Vjosën dhe duhet ta integroj sërish në strukturat e saj , pa integrim të Vjosës duket se do ta ketë vështirë LDK të ecë përpara. Pra ka nevojë urgjente që këto raporte të rregullohen ndërmjet Vjosa Osmanit dhe të tjerëve. Kjo është një ndihmë që mundë të i bëjë LDK vetes si dhe disa njerëz të vjetër të lirojnë veten nga postet në këtë parti, sepse janë bërë pengesë dhe dëmi po i bëhet kësaj partie.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".