As numri i lartë i vdekjeve nuk ndalon frekuentimin e madh në Prishtinë

  • A.P /
  • 11 December 2020 - 19:15
As numri i lartë i vdekjeve nuk ndalon frekuentimin e madh në Prishtinë

Ndonëse komuna e Prishtinës pati 244 raste me koronavirus nga 590 të infektuar në raportin 24-orësh të fundit, të lëshuar nga IKSHPK’ja, kjo nuk ia u ka ndaluar kosovarëve që ta frekuentojnë sheshin ‘Skendërbeu’ dhe atë ‘Zahir Pajaziti’, në të cilat u investua për dekor për festat e fundvitit.

Një fotografi e shkrepur nga vendi i ngjarjes, tregon fluksin e madh të njerëzve që mbretëronte në Komunën e Prishtinës, pak para orës 19:00.

Meqë Prishtina kategorizohet në zonën e kuqe të rrezikshmërisë për kah numri i rasteve me Covid-19, ora policore në kryeqytet fillon nga 19:00 dhe mbaron në 05:00.

Përgjatë 24 orëve të fundit, Kosova ka pasur më se 13 vdekje nga virusi korona. Numri total i viktimave të Covid-19, kësisoj, ka shkuar në 1,174. 

(Kosova Sot Online)