Vjosa Osmani i reagon Ivica Daçiqit që tha se “Clintoni dhe Albrighti kanë gënjyer se Serbia ka kryer gjenocid”

  • E.K /
  • 12 December 2020 - 15:55
Vjosa Osmani i reagon Ivica Daçiqit që tha se “Clintoni dhe Albrighti kanë gënjyer se Serbia ka kryer gjenocid”

U.D së presidentit Vjosa Osmani i ka reaguar kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic për deklaratën e tij se presidenti “Bill Clinton dhe ish-sekretarja Medeleine Albright kishin gënjyer se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë”.

Osmani përmes Twitterit tha se udheheqësit serbë mohojnë krimet e luftës sërish, dhe se deklaratat e tilla të Dacicit janë jonjerëzore dhe të neveritshme.

“Edhe një herë po i shohim liderët serbë duke deklamuar gënjeshtra dhe duke i mohuar krimet e luftës. Duke thënë se Presidenti BillClinton dhe Sekretarja Medeleine Albrigh gënjeyen botën kur ata ndanë historinë e gjenocidit të kryer nga regjimi serb në ‘99 është e patolerueshme, e neveritshme dhe çnjerëzore”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se gjenocidi dhe krimet e Serbisë në Kosovë nuk duhet dhe nuk mund të fshihen.

“Krimet e kryera nuk mund dhe nuk duhet të fshihen, pasi fshehja e krimit është një krim i ri në vetvete, aq i tmerrshëm sa i pari. Tregimi i historisë së gjenocidit serb në Kosovë është i domosdoshëm, sepse zgjedhja për të heshtur është një mohim i ekzistencës së gjenocidit. Kur presidenti Clinton dhe sekretarja Albright folën, ata zgjodhën të vërtetën mbi gënjeshtrën, humanizmin mbi jonjerëzoren, ata zgjodhën të mbrojnë jetët, dinjiteti dhe të drejtat e ekzisitimit të njerëzve të Kosovës. Për këtë ne jemi falënderues përgjithmonë”, ka shkruar ajo

(Kosova Sot Online)