Anëtarët e presidencës boshnjake Komsiq dhe Xhaferoviq refuzojnë të takojnë Lavrovin

  • G.g /
  • 15 December 2020 - 12:38
Anëtarët e presidencës boshnjake Komsiq dhe Xhaferoviq refuzojnë të takojnë Lavrovin

Anëtarët e presidencës boshnjake, Zeljko Komsiq dhe Sefik Dzaferovic kanë refuzuar të takohen me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

Komsiq ka thënë se arsyet e refuzuzimit janë përshkak se gjatë takimit të Lavrovit me anëtarin tjetër të presidencës, Milorad Dodik, flamuri i Bosnje e Hercegovinës nuk është shfaqur në takim si dhe faktin që Lavrov ka mirëpritur rezolutën e Asamblesë Kombëtare të Republika Srpska për neutralitet ushtarak të Bosnje e Hercegovinës, shkruan portal boshnjak Avaz.

Komsiq ka thënë se të gjitha këto kanë qenë të planifikuara nga Lavrov dhe nuk ishte gabim protokollar heqja e flamurit të Bosnje e Hercegovinës në takimin me Dodikun.

Anëtari tjetër i presidencës Dzaferovic dha të njëjtat arsye.

“Federata Ruse respekton marrëveshjen e Dejtonit, sovranitetin dhe integritetin e Bosnje e Hercegovinës por deklarimet e djeshme të Lavrov në konferencë na tregojnë diçka tjetër. Duke respektuar Dejtonin do të thotë të respektohet shteti i Bosnje e Hercegovinës, flamuri dhe stema. Kjo nuk është respektuar dje”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)