Zyrtari i PDK-së thotë se Vjosa Osmani po strehohet në Vetëvendosje: Mos u fsheh

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 14:40
Zyrtari i PDK-së thotë se Vjosa Osmani po strehohet në Vetëvendosje: Mos u fsheh

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka publikuar një thirrje për u.d e presidentit, Vjosa Osmanin.

Gjoshi në Facebook ka shkruar se Vjosa Osmani nuk duhet të fshihet dhe të garojë në zgjedhje me partinë e saj, e të mos kërkojë strehë në partitë tjera.

“Më në fund paskan vendosur të bëhen bashkë dy mbjellësit më të mëdhenj të urrejtjes politike në vend. Nuk ka mbetur asgjë në vendin tonë pa përjetuar njollosjen e organizuar nga Albin K. dhe Vetëvendosje.

Njejte ka vepruar edhe Vjosa Osmani. Gjuha e saj e urrejtjes ka qenë e drejtuar kryesisht kundër një njeriu – Hashim Thaçit. Sot që Thaçi nuk është aktivisht prezent në skenën politike të Kosovës, Vjosa Osmani është një politikane e zbrazur. Ajo nuk ka asnjë ide se çfarë të bëjë, sepse nuk e ka Thaçin që ta sulmojë. Siç duket tani paskan vendosur të bashkëpunojnë”, ka shkruar ai.

“Vjosa Osmani është e trembur prandaj kërkon një strehë tjetër politike. Ajo e din se pa LDK-në as që do të vërehet në politikë, prandaj kërkon një çadër politike për të hyrë sërish në Kuvend si deputete, sepse nëse do të garonte e vetme me parti të veten, pa koalicion, ajo nuk do të mund ta kalonte pragun zgjedhor.

Tani që do të bëhen bashkë dy mbjellësit më të mëdhenj të urrejtjes në vendin tonë, do të duken dy zëra bajat që flasin nga e njejta foltore, që bëjnë vetëm zhurmë sepse ide nuk dijnë të japin.

Vjosa dhe Albin K. janë në gjendje vetëm të shajnë idetë dhe punën e tjerëve. Askush më mirë se këta dy nuk dijnë të njollosin”, thotë ai.

(Kosova Sot Online)