Rada Trajkoviq: Ndryshe nga Serwer, Albright e njeh mundësinë për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 15:22
Rada Trajkoviq: Ndryshe nga Serwer, Albright e njeh mundësinë për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq tha se ka një ndryshim në pikëpamjet e Madeleine Albright dhe Daniel Serwer.

Trajkoviq shkroi në Twitter se Albright e njeh mundësinë për t’i përmirësuar marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë.

“Z. Serwer as nuk mund ta shprehë mbështetjen e tij për gjykatën e krimeve të luftës dhe t’u dërgojë një mesazh serbëve në Kosovë se jeta e tyre është e rëndësishme”, shkroi Trajkoviq në Twitter.

Daniel Serwer nga Universiteti Johns Hopkins deklaroi se ish-Sekretarja e Shtetit e SHBA-së, Madeleine Albright do të përfshihet në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, sepse “ajo e njeh terrenin dhe flet serbisht”.

(Kosova Sot Online)