
Lexoni edhe:
Jasharaj tregon se a do të ketë pushim pranveror në gjysmëvjetorin e dytë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se shtetet e Bashkimit Evropian mund ta fillojnë vaksinimin e popullsisë me vaksinën kundër koronavirusit brenda këtij viti.
Deklarata e saj erdhi pas vendimit të Agjencisë Evropiane të Ilaçeve për ta afruar datën e miratimit të mundshëm të vaksinës së kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech” për tetë ditë, nga 29 dhjetori më 21 dhjetor.
Jasharaj tregon se a do të ketë pushim pranveror në gjysmëvjetorin e dytëLexoni edhe:
Pas miratimit të mundshëm të kësaj vaksine nga rregullatori evropian, Komisioni Evropian pritet që formalisht brenda tri ditësh ta miratojë përdorimin e vaksinës së Pfizer-it, pas konsultimeve mes qeverive të 27 vendeve anëtare.
Vendimi i Komisionit Evropian për miratimin e produkteve mjekësore zakonisht është në përputhje me rekomandimet e Agjencisë Evropiane të Ilaçeve. Nëse kjo agjenci jep rekomandim pozitiv, roli i Komisionit Evropian pritet të jetë vetëm formalitet.
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian mund ta fillojnë procesin e vaksinimit menjëherë pas dhënies së miratimit nga Komisioni Evropian, shkruan The Guardian.
(Kosova Sot Online)