Zbulon se i biri ishte homoseksual, babai punëson një kriminel për ta torturuar

  • G.G /
  • 16 December 2020 - 13:37
Zbulon se i biri ishte homoseksual, babai punëson një kriminel për ta torturuar

Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë është regjistruar në Itali, ku një burrë punësoi një kriminel, për të rrahur të birin, pasi zbuloi se ai ishte homoseksual.

I biri punonte kirurg, ndërsa i ati i kishte dhënë porosi kriminelit që t’i thyente duart, pasi “ai nuk ka të drejtë të operojë më”.

Ngjarja u regjistrua në Torino, ndërsa ka qenë po vetë krimineli që shpëtoi viktimën nga vdekja, duke e çuar më pas në spital.

I ati u arrestua pas denoncimit të të birit, ndërsa tha se ndjehej i turpëruar nga ai.

(Kosova Sot Online)