Dështon komisioni hetimor për menaxhimin e pandemisë Covid-19

  • E.K /
  • 16 December 2020 - 15:15
Dështon komisioni hetimor për menaxhimin e pandemisë Covid-19

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e sotme e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës, në të cilën ishte paraparë të dëshmojë Nenad Rashiq, ish- udhëheqës i Zyrës për Komunitete në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.

Në mbledhjen e komisionit prezentë ishin vetëm 4 deputetë, Mimoza Kusari-Lila, Veton Berisha, Bekim Haxhiu dhe Ilir Fetahu.

Komisioni vendosi që Nenad Rashiq, të raportojë në këtë komision të martën e javës së ardhshme.

(Kosova Sot Online)