Driton Selmanaj thotë se kryeministri i ndërron sendviqët: Tash po i bën me ajvar të Krushës

  • E.K /
  • 17 December 2020 - 10:54
Driton Selmanaj thotë se kryeministri i ndërron sendviqët: Tash po i bën me ajvar të Krushës

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka folur rreth “sendviqit të kryeministrit” që ishte bërë temë në mediat vendore.

Ai ka thënë se as ai e as kryeministri Avdullah Hoti, nuk janë persona të luksit, prandaj preferojnë të jenë të thjeshtë.

Selmanaj ka thënë me shaka se kryeministri Hoti i ndërron sendviqët kohë pas kohe.

“Shpesh herë i ndërron, tash bënte shaka një ditë për sendviqët me ajvar të Krushës, kështu që shpesh i ndërron”, ka thënë Selmanaj.

(Kosova Sot Online)