Vdekje e dyshimtë në Obiliq

  • E.K /
  • 18 December 2020 - 10:39
Vdekje e dyshimtë në Obiliq

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Obiliq.

Sipas njoftimit të PK-së, një femër kosovare është gjendur pa shenja jete në banesën e saj.

Sipas policisë trupi i pajetë i saj është dërguar për obduksion.

“Obiliq 17.12.2020-08:55. Është raportuar se viktima femër kosovare në banesën e saj është gjete pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)