Zemaj jep statistika se sa nxënës dhe mësimdhënës u infektuar me koronavirus nga fillimi i procesit mësimor

  • A.P /
  • 18 December 2020 - 16:27
Zemaj jep statistika se sa nxënës dhe mësimdhënës u infektuar me koronavirus nga fillimi i procesit mësimor

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një konferencë për media ka bërë të ditur sot, se që nga fillimi i procesit mësimor në shkolla, me koronavirus janë infektuar 1.615 mësimdhënës dhe 1.173 nxënës.

“Gjatë procesit mësimor, nga 15 shtatori e deri më sot janë testuar 10,823 mësimdhënës (prej tyre 1,615 kanë rezultuar pozitiv 14.9%) dhe 6,792 nxënës (prej tyre 1173 kanë rezultuar pozitiv 17.3%) mesatarja 15,8%”, ka thënë ai .

Sipas Zemajt më së shumti të infektuar pati në Prishtinë. Gjithsej 544 mësimdhënës dhe 693 nxënës dolën pozitivë në testin për koronavirus. 

(Kosova Sot Online)