Pas tragjedisë së familjes kosovare, gjermanët vendosin lule tek dera e shtëpisë

  • A.P /
  • 18 December 2020 - 23:10
Pas tragjedisë së familjes kosovare, gjermanët vendosin lule tek dera e shtëpisë

Një ditë pas ngjarjes makabër në familjen kosovare në Isselburg të Gjermanisë, banorët e qytetit kanë vendosur lule në pragun e shtëpisë ku ndodhi ngjarja.

Përgjatë ditës së enjte, burri kosovar, 51-vjeçar, përpara se të bëjë vetëvrasje, vrau gruan e tij, 41-vjeçe, si dhe vajzën e tij, 17-vjeçe. Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se arsyeja që solli deri tek kjo ishte ndarja.

Kosovari 51-vjeçar e kishte kursyer vajzën e tij 14-vjeçare, e cila është marrë në përkujdesjen e Zyrës së Mirëqenies Rinore të Qarkut.

Kryebashkiaku i Isselburg’ut, bashkë me banorët, kanë shprehur ngushëllime dhe kanë vendosur lule pranë derës së shtëpisë, ku supozohet të ketë ndodhur skena e krimit.

Siç njoftojnë mediet gjermane, xhami i derës, i cili është dëmtuar nga dorasi, është zëvendësuar me dru nga banorët.

Autopsia e kryer përgjatë ditës së premte konfirmoi aktin e dhunës së ushtruar ndaj dy të ndjerave, si dhe vetëvrasjes së 51-vjeçarit. 

(Kosova Sot Online)