Deputetët e AAK’së vazhdojnë ta promovojnë Haradinajn si të duhurin për president

  • A.P /
  • 19 December 2020 - 16:40
Deputetët e AAK’së vazhdojnë ta promovojnë Haradinajn si të duhurin për president

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë sot gjatë ditës së Bashkimi Evropian e ka diskriminuar Kosovën duke mos i liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës, e as dhënien e statusit të vendit kandidat.

“Meqë jam kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, fokusi im është avancimi i diplomacisë parlamentare. Në këtë periudhë ku Kosova është vendi i vetëm që ka ngelë pa liberalizim të vizave, pa statusin e vendit kandidat për BE, edhe pse jemi vendi më pro-evropian, ne angazhohemi maksimalisht që të dëshmojmë se Kosova I ka përmbushur të gjitha kriteret të përcaktuara nga BE-ja, dhe konsideroj se kjo është një padrejtësi që po i bëhet Kosovës sepse nuk mund të ketë integrim të Ballkanit Perëndimor pa Kosovën”, ka deklaruar ajo Kadrijaj.

Deputetja e AAK-së ka dhënë disa arsye se pse Ramush Hardinaj duhet të jetë president i Kosovës.

“Ramush Haradinaj në çdo etapë e ka dëshmuar vetën se është lider unifikues dhe këtë e kemi me dëshmi, njeriu që e beri luftën dhe që ka ditur ta bëjë edhe paqen, është njeriu që i dha shumë shtetit dhe Kosovës në përgjithësi. Çdo kryeministër duhet ta dëshmojë vetën me rezultate konkrete gjatë qeverisjes, ndërsa një prej rezultateve më të mëdha të qeverisë Haradinaj është formimi i Ushtrisë së Kosovës, ëndërr kjo e çdo qytetari të Kosovës. Nuk ka qenë e lehtë aspak, por kryeministri Haradinaj ka arritur t’i ndryshojë disa ligje që kanë mundësuar formimin e Ushtrisë sonë e cila është garanci e paqes në Kosovë dhe përtej saj. Kjo është një prej arsyeve që Haradinaj duhet të jetë president i Kosovës, sepse në këto momente kur po përballemi me shumë procese, edhe të shtet-ndërtimit edhe rreth Gjykatës Speciale mendojmë se njeriu i duhur për pozitën e presidentit është pikërisht Ramush Haradinaj, andaj duhet përkrahja e gjithë spektrit politik sepse këto procese por edhe dialogu mund të jetë të sigurta duke qenë Ramush Haradinaj president”, përfundoi Kadrijaj.

(Kosova Sot Online)